Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Duam të vërtetën sa më parë. S’tolerojmë askënd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas zhurmës së krijuar pas arrestimit në Itali të trafikantit të drogës, Moisi Habilaj dhe publikimit të përgjimeve të bandës së tij nga policia italiane, ku përmendej edhe emri i ish-ministrit Sajmir Tahiri. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Fcebook, Rama shprehet se me gjithë njohjen dhe vlerësimin që ka për Tahirin, sot shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

“Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”, shkruan Rama

Please follow and like us: