Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Qytetarët mund të thërrasin në interpelancë Kryeministrin dhe ministrant, njësoj si deputetët

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video ku tregohet mënyra sesi çdo qytetar i regjistruar tek Platforma online “Për Shqipërinë që Duam” mund të thërrasë në interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat, njësoj siç e bëjnë deputetët.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të radhës se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Interpelanca Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të thirrur në interpelancë Kryeministrin, zv/kryeministren dhe ministrat, njësoj siç e bëjnë deputetët”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se, “mjafton një numër prej 100 anëtarësh të regjistruar, që për një problem komunitar, për një problem me ndjeshmëri rajonale, për një problem të nxehtë kombëtar mund të kërkojnë interpelancën me cilindo anëtar të kabinetit dhe platforma do të ketë ekranin e vet, ku, në kohë reale do të zhvillohet interpelanca e kërkuar”.

“Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al”, nënvizon kryeministri Rama.

Please follow and like us: