Albspirit

Media/News/Publishing

Udhërrëfyesi i Lotarisë Amerikane, 440 profesionet që ju kualifikojnë

Rihapja e programit të Lotarisë së Diversitetit (DV) është pritur me shumë interes në Shqipëri. Ata që kanë aplikuar më herët apo që kanë në plan të aplikojnë, do të mund ta kryejnë procesin duke nisur nga dita e mërkurë. Krahas informacioneve për aplikimet të cilat duhet të ribëhen dhe faktit se mund të përdoret e njëjta foto e aplikimit të mëparshëm, ambasada amerikane në Tiranë, duke iu përgjigjur interesit të treguar në rrjetet sociale, ka evidentuar nevojën për t’u konsultuar me Udhërrëfyesin me kriteret.

Dy kriteret kryesore janë arsimimi dhe përvoja e punës.

Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, duke poseduar:

  • Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;

Ose

  • dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.

Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, mund të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.

Për ata që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme, këshilla është “MOS aplikoni

Por cilat janë përvojat e punës që ju kualifikojnë nëse përzgjidheni për intervistë?

“Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart” shkruhet në udhëzimin e programit të lotarisë amerikane.

Nëse i referohemi bazës së të dhënave të Departamentit Amerikan të Punës, në zonat 4 dhe 5 janë listuar më shumë se rreth 400 përvoja pune të cilat kualifikohen për programin e Lotarisë Amerikane:

Zona 4

  1. Kontabilistë
  2. Ekspertë sigurimesh
  3. Specialistë të Edukimit Fizik
  4. Mësues dhe lektorë për arsimin e ulët  dhe të mesëm
  5. Menaxherë Reklamimi dhe Promovimi
  6. Inxhinierë dhe Teknikë Operacionesh për Hapësirën Ajrore
  7. Inxhinierë të Hapësirës Ajrore
  8. Agjentë dhe Menaxherë Biznesi për Artistët, Performuesit dhe Atletët
  9. Inxhinierë bujqësorë
  10. Pilotë, pilot i dytë dhe Inxhinierë Fluturimesh
  11. Menaxherë Reklamimi dhe Promovimi
  12. Vlerësues për Pasuritë e Paluajtshme
  13. Arkitektë Marine
  14. Hartues arkitektonikë
  15. Menaxherë akuakulturalë
  16. Drejtorë të Arteve
  17. Shkencëtarë për Hapësirën
  18. Specialistë të Multimedias dhe sektorëve Audio – Vizualë
  19. Auditorë
  20. Inxhinierë automobilistikë
  21. Inxhinierë biokimikë
  22. Drejtues të prodhimit të Biokarburanteve
  23. Menaxherë të Teknologjisë dhe Zhvillimit të karburanteve dhe naftës
  24. Teknikë bioinformatikë
  25. Teknikë biologë
  26. Analistë të Lajmeve për Transmetim
  27. Specialistë për zhvillimin e tokave
  28. Menaxherë kimikë
  29. Kimistë
  30. Punonjës socialë për fëmijët, familjet dhe shkollat
  31. Menaxherë civilë
  32. Menaxherë
  33. Planifikues të vazhdimësisë së biznesit
  34. Analistë buxheti
  35. Analistë biznesi
  36. Mësues/ teknikë të Arsimit Profesional (për Shkollën e Mesme)
  37. Mësues/ udhëheqës karriere (për Shkollën e mesme)
  38. Hartografë
  39. Blerës dhe menaxherë blerjesh të produkteve bujqësore
  40. Koreografë
  41. Planifikues Rajonal dhe i Qytetit
  42. Inxhinierë civilë
  43. Ekzaminues të kërkesave  dhe sigurimit të pronës
  44. Menaxher kompjuteri dhe sistemi informacioni
  45. Menaxher i të dhënave klinike
  46. Koordinatorë të Kërkimit Klinik
  47. Trajnerë
  48. Projektues industrialë
  49. Punëtorë shëndetësorë të komunitetit
  50. Menaxherë për Kompensimet dhe Përfitimet
  51. Specialistë për Analiza Pune, Kompensimet dhe Përfitimet
  52. Inxhinierë të pajisjeve kompjuterike
  53. Arkitektë rrjetesh kompjuterike
  54. Specialistë për mbështetjen e rrjeteve kompjuterike
  55. Programues kompjuterësh
  56. Analistë sistemesh kompjuterike
  57. Inxhinierë/arkitektë sistemesh kompjuterike
  58. Menaxherë ndërtimi
  59. Shkrimtarë
  60. Vlerësues të kostove
  61. Analistë për kredi
  62. Këshilltar për kredi
  63. Teknolog Citogjenetikë
  64. Administratorë të dhënash IT
  65. Arkitekt
  66. Drejtorë, Aktivitete fetare dhe edukativë
  67. Drejtues, Kinematografia, Televizioni dhe Radioja
  68. Administratorët e Arsimit, Qendrat Parashkollore dhe Kujdesi për Fëmijë
  69. Inxhinierë Elektrikë
  70. Inxhinierë Mjedisi
  71. Inxhinierë elektro-teknikë
  72. Inxhinierë elektronikë, përveç kompjuterit
  73. Mësues të shkollave fillore, përveç arsimit special
  74. Drejtorët e Menaxhimit të Emergjencave
  75. Brokerat e Energjisë
  76. Inxhinierët e Energjisë
  77. Inspektorët e Mbrojtjes së Mjedisit
  78. Teknikët e Inxhinierisë së Mjedisit
  79. Teknikët e Shkencës dhe Mbrojtjes së Mjedisit
  80. Shkencëtarët e mjedisit dhe specialistët, duke përfshirë shëndetin
  81. Përfaqësuesit dhe Zyrtarët e Shanseve të Barabarta
  82. Fermerët dhe Menaxherët e fermave
  83. Analistët financiarë
  84. Ekzaminues financiar
  85. Menaxherët financiar, degët ose departamentet
  86. Inxhinierët e Parandalimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes
  87. Mbikëqyrësit e linjës së parë të punonjësve të akuakulturës
  88. Mbikëqyrësit e linjës së parë të punonjësve të shitjes me pakicë
  89. Notar dhe roje bregdetar
  90. Koordinator Fitness dhe Wellness
  91. Shkencëtar dhe teknolog ushqimor
  92. Teknikë të Shkencave Ligjore
  93. Rojtar pylli
  94. Muzikant
  95. Administrator rrjeti kompiuterik
  96. Specialist shëndetësie
  97. Tregtar online
  98. Këshilltar financiar
  99. Inxhinier nafte
  100. Poet
  101. Drejtues programi
  102. Prodhues
  103. Administrator pronash
  104. Manaxher PR
  105. Drejtes televiziv e radiofonik
  106. Terapist
  107. Agjent shitjesh
  108. Inxhinier shitjesh
  109. Përfaqësues shitjes
  110. Strateg marketingu dhe kërkimi
  111. Tregtues aksionesh dhe lëndësh të para
  112. Manaxher sigurie
  113. Asistent social
  114. Kërkuesh shkëncor
  115. Programues
  116. Mësues
  117. Magazinier
  118. Drejtues talentesh
  119. Drejtues teknik
  120. Inxhinier transporti
  121. Manaxher trajnimi dhe zhvillimi
  122. Inxhinier energjie nga era
  123. Zbuluesit e mashtrimit, hetuesit dhe analistët
  124. Inspektorët e ngarkesave
  125. Drejtuesit e Përgjithshëm dhe Operacioneve
  126. Topograf gjeodezikë
  127. Teknikët e Sistemeve të Informacionit Gjeografik
  128. Teknikët e testimit të mostrave gjeologjike
  129. Teknikë Gjeofizikë të të Dhënave
  130. Gjeologë, përveç hidrologëve dhe gjeografëve
  131. Shkencëtarët gjeohapsinorë
  132. Grafik dizajnër
  133. Edukatorët e Shëndetit
  134. Menaxherët e Burimeve Njerëzore
  135. Specialistët e Burimeve Njerëzore
  136. Hidrologë
  137. Teknologë të Inxhinierisë Industriale
  138. Inxhinierë Industriale
  139. Menaxherët e Prodhimit Industrial
  140. Inxhinierët e sigurisë industriale dhe të shëndetit
  141. Specialistë për Infermierinë Informatike
  142. Analistët e Sigurisë së Informacionit
  143. Menaxherët e Projekteve të Teknologjisë së Informacionit
  144. Agjentët e shtijës të sigurimeve
  145. Siguruesit e Sigurimeve
  146. Analistë të Inteligjencës
  147. Projektues të Brendshëm
  148. Përkthyesit
  149. Mësues të kopshtit
  150. Specialistët e marrëdhënieve të punës
  151. Arkitektë Peizazhi
  152. Ligjvënësit
  153. Këshilltarët e Huasë
  154. Menaxherët e Strehimit
  155. Logjistë
  156. Analistët e Logjistikës
  157. Inxhinierët e Logjistikës
  158. Menaxherët e Logjistikës
  159. Menaxherët e Parandalimit të Humbjeve
  160. Teknologjitë e Inxhinierisë së Prodhimit
  161. Inxhinierët e Prodhimtarisë
  162. Arkitekt detar
  163. Inxhinierët Detare
  164. Analistët e Kërkimeve të Tregut dhe Specialistët e Marketingut
  165. Menaxherët e Marketingut
  166. Inxhinierët e materialeve
  167. Teknikë matematikorë
  168. Inxhinierët Mekanike
  169. Inxhinierët e makaronikes
  170. Laboratorë të Teknologjisë Mjekësore dhe Klinike
  171. Planifikues i eventeve, Takimi, konventa
  172. Mësuesit e shkollave të mesme, me përjashtim të arsimit profesional
  173. Mamitë
  174. Inxhinierët e Minierave dhe Gjeologjike, përfshirë Inxhinierët e Sigurisë në Miniera
  175. Artistë dhe animatorë multimedialë
  176. Teknikë dhe Konservatorë të Muzeut
  177. Dirigjentë

Zona 5

  1. Akupunkturist;
  2. Gjykatës ligjesh administrative;
  3. Infermiere të praktikave të avancuara psikiatrike;
  4. Mësues shkencash agrokulturore;
  5. Alergologë dhe imunologë;
  6. Asistentë anesteziologjist;
  7. Shkencëtar kafshësh;
  8. Antropolog;
  9. Mësues antropologjie dhe arkeologjie;
  10. Arbitra, ndërmjetës;
  11. Arkeolog;
  12. Menaxherë arkitekturorë dhe inxhinierie;
  13. Mësues arkitekture;
  14. Arkivist;
  15. Mësues studimesh etnike dhe kulturore;
  16. Terapist arti;
  17. Mësues arti, drame dhe muzike;
  18. Astronom;
  19. Trajnerë atletikë;
  20. Mësues shkencash atmosferike, tokësore, detare dhe shkencore;
  21. Audiolog;
  22. Biokimist dhe biofizikant;
  23. Shkencatër bioinformatike;
  24. Mësues shkencash biologjie;
  25. Biolog;
  26. Biostaticien;
  27. Mësues biznesi;
  28. Mësues kimie;
  29. Drejtues ekzekutiv;
  30. Kiropraktikant;
  31. Klegjia;
  32. Analist i ndryshimeve klimatike;
  33. Infermiere specialiste klinike;
  34. Psikolog klinike;
  35. Mësues komunikimi;
  36. Shkencëtar kompjuterësh dhe informacioni;
  37. Mësues shkencash kompjuterike;
  38. Psikolog këshillues;
  39. Mësues i zbatimit të ligjit dhe të drejtës penale;
  40. Kuratorë;
  41. Citoteknolog;
  42. Dentist;
  43. Dermatolog;
  44. Dietist dhe nutrolog;
  45. Mësues ekonomie;
  46. Ekonomist;
  47. Administratorë edukimi;
  48. Mësues edukimi;
  49. Këshillues shkollorë;
  50. Mësues inxhinierie;
  51. Mësues i gjuhës angleze dhe letërsisë angleze;
  52. Ekonomist mjedisor;
  53. Inxhinier mjedisor;
  54. Planifikues ripërtëritjeje mjedisore;
  55. Mësues shkencash mjedisore;
  56. Epidemiolog;
  57. Fiziolog ushtrimesh;
  58. Këshilltar menaxhimi shtëpie dhe ferme;
  59. Analist financiar kuantitativ;
  60. Mësues gjuhe të huaj;
  61. Mësues pylltarie;
  62. Inxhinier qelizash karburanti;
  63. Gjenetist;
  64. Gjeograf;
  65. Mësues gjeografie;
  66. Punonjës të shëndetit social;
  67. Historian;
  68. Mësues historiel
  69. Mësues ekonomie shtëpiake;
  70. Ekologjist industrial;
  71. Menaxher fondi investimi;
  72. Gjykatës, magjistratë;
  73. Mësues ligjesh;
  74. Avokat;
  75. Librarist;
  76. Terapist martesash dhe familjesh;
  77. Shkencëtar materialesh;
  78. Mësues shkencash matematike;
  79. Matematicien;
  80. Menaxher shërbimesh mjekësore dhe të shëndetit;
  81. Punonës i shëndetit mendor dhe abuzimit me substancat;
  82. Këshilltar i shëndetit mendor;
  83. Mikrobiolog;
  84. Inxhinier mikrosistemesh;
  85. Biolog molekular dhe qelizor;
  86. Inxhinier nanosistemesh;
  87. Menaxher i shkencave të natyrës;
  88. Fizikant natyropatik;
  89. Neurolog;
  90. Neuropsikolog;
  91. Fizikant i mjekësisë nukleare;
  92. Infermiere anesteziste;
  93. Infermiere;
  94. Mësues dhe instruktorë infermierie;
  95. Gjinekolog dhe obstetrist;
  96. Terapist punësimil
  97. Oftamolog;
  98. Optometrist;
  99. Kirurg oral dhe maksiofacial;
  100. Ortodontist;
  101. Patolog;
  102. Pediatër;
  103. Farmacist;
  104. Mësues filozofie dhe teologjie;
  105. Terapist fizikant;
  106. Asistent fizikant;
  107. Mësues fizike;
  108. Mësues shkencash politike;
  109. Shkencëtar politike;
  110. Fizikant i mjekësisë parandaluese;
  111. Psikiatër;
  112. Mësues psikologjiel
  113. Radiolog;
  114. Mësues studimesh rekreative dhe fitness;
  115. Këshilltar rehabilitimi;
  116. Psikolog shkolle;
  117. Dizajner setesh dhe shfaqjesh;
  118. Mësues i punës sociale;
  119. Sociolog;
  120. Mësues sociologjie;
  121. Shkencëtar dheu dhe bimësh;
  122. Patolog i gjuhës së folur;
  123. Fizikant mjekësie sportive;
  124. Statisticien;
  125. Këshilltar abuzimi me substancat dhe çrregullimi sjelljeje;
  126. Kirurg;
  127. Kërkues sondazhesh;
  128. Planifikues urban dhe rajonal;
  129. Urolog;
  130. Veteriner;
  131. Zoolog dhe biolog i jetës së egër.

 

Për t’u konsultuar me listën në versionin anglisht, shiko linkun më poshtë

https://www.onetonline.org/find/zone?z=0&g=Go

 

Please follow and like us: