Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhen përgjigjet e trafikantit të drogës. Moisi Habilaj: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit

Të dhëna tronditëse publikohen sot nga mediat italiane, një ditë pas arrestimit të një organizate të madhe droge shqiptaro-italiane të drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Policia italiane ka kryer përgjime ambientale dhe ndër të tjera Habilaj ka thënë në telefon se “30 mijë duhet tia jap Saimirit”. Bëhet fjalë për 30 mijë euro që do të vinin nga trafikimi i një sasie të madhe droge.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, shkruan media italiane ,“në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.

Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.

Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.”

Hetimet e operacionit “Rosa dei venti” çuan në identifikimin e bashkëpunëtorë të Habilaj në Itali. Siç është italiani Antonino Riela, pika e referimit të Habilaj në Siçili në blerjen e drogës nga Shqipëria.

Sipas medias italiane në nëntor të 2013 investiguesit italianë kanë monitoruar një takim mes Antonino Riela e vëllait të Moisi Habilaisj, Florian Habilaj.

Takimi u bë në lagjen San Giorgio e Riela i kishte dhënë Florian Habilaj 30 mijë euro për një ngarkesë droge të humbur.

Qëllimi ishte rinisja e aktivitetit të trafikimit pas sekuestrimit të rreth 1650 kg marijuanë që u ishte sekuestruar një muaj më parë në tetor të 2013 në brigjet pranë portit të Augusteas në Siçili.

Mbi këtë sekuestrim e humbje të sasisë së drogës, në përgjimet ambientale të policisë italiane , Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, dëgjohet të thotë se “po të kishte një kallashnikov do t’i kishte vrarë të gjithë bam bam bam.”

Në një tjetër përgjim ambiental të Financës italiane Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Bandës italo-shqiptare iu sekuestruan disa herë ngarkesa droge në Itali si 289 kg marijuanë të kapura nga autoritetet italiane në Palagonia, 900 kg në portin Risposto apo dhe një furgon plot me marijuanë i sekuestruar në qëndrën tregtare “Porte di Catania”.
Pas këtyre sekuestrimeve Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngrakesave të tjera të drogës nga Shqipëria.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj është shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Po sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Celaj me automjetin Audi të ish-Ministrit Saimir Tahiri,

“Ari jeshil i Ballkanit, shkruan sot media italiane, ishte vënë në dispozicion dhe të mafiozit të njohur Sebastian Sardo, sot bashkëpunëtor me drejtësinë italiane e dikur administrator i drogës për klanin mafioz kataneze Capello.

Në një nga përgjimet e policisë italiane lexohet se grupi i shqiptarëve të jetë shprehur “se nëse nisim një ngarkesë për Sardon, mund të sjellim dhe kallashnikovë, le të vriten me njëri-tjetrin, ne nuk na intereson, ata i duan për vete armët”.

Please follow and like us: