Albspirit

Media/News/Publishing

Dosja Habilaj, vihen nën hetim 30 persona në Policinë e Shtetit

Rreth 30 persona, punonjës në Policinë e Shtetit, për të cilet ka të dhëna se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal të Habilajve në trafikun e drogës, apo që kanë favorizuar këtë grup janë pjesë e hetimit për këtë çështje nga autoritetet shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ABC News, ku gjithashtu thuhet se shumë shpejt mund të ketë edhe arrestime. Gjithashtu mësohet se për familjen Habilaj në Vlorë dhe të afërmit e tyre ka nisur hetimi pasuror mbi bazën e ligjit antimafia. Mësohet se keta emra, mes të cilëve ka drejtues të larte në policinë e Vlorës, atë të Fierit, te Delta Force dhe të policisë kufitare në Portin e Vlorës, janë evidentuar nga autoritetet italiane te hetimit dhe i janë percjellë palës shqiptare. Bëhet fjale për persona që kanë drejtuar në këto sektore që nga viti 2013 dhe deri pak ditë me parë kur autoritetet  italiane mbyllen hetimet paraprake per grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj dhe kryen arrestimet. Përgjimi i Moisi Habilaj dhe pjesës tjetër të grupit, të arrestuar pak ditë më parë me urdhër  të prokurorisë së Katanias, kishte nisur paralelisht në të dy shtetet, Italian dhe atë shqiptar,  por ne te dy rastet nga pala italiane. Gjithashtu mësohet se pala italiane ka qenë totalisht kundër që survejimet, përgjimet dhe filmimet ti kryenin homologët e tyre shqiptare. Ky vendim ishte marrë pasi, autoritetet përtej adriatikut i friksoheshin një dekonspirimi të mundshëm që mund të bënin drejtues të caktuar të policisë së shtetit.

Please follow and like us: