Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Mikel Nakuçi: Nga “Kozmetika” në “Lëkurë të shëndetshme gjatë gjithë jetës”. Trajtim i ri në klinikën tonë

Hydra Facial, i lauruar si aparati më i mirë i estetikës për vitin 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është çelësi i ndryshimit të madh.

 

Zhvillimet e viteve të fundit të dermatologjisë kozmetike kanë ndryshuar edhe konceptet mbi vetë atë. Sot nuk flitet më për “Kozmetikë” por për një “Lëkurë të Shëndetshme gjatë gjithë jetës”. Pra nuk flasim më për ndryshimin e paraqitjes së lëkurës, por për funksionimin e shëndetshëm të saj duke ruajtur një moshë të re.

 

Trajtimi “HydraFacial” është trajtimi i parë, më moderni i rinovimit të lëkurës me aparate  jo-lazer. HydraFacial është procedura e vetme e hydradermoabrasionit që kombinon pastrimin,  peeling, zbrazjen e poreve, hidratimin dhe mbrojtjen me antioxidantë  në të njëjtën kohë, duke përftuar një lëkurë më të paster, më të bukur dhe pa kohë të domosdoshme rigjenerimi si në procedurat e tilla të realizuara më parë. Trajtimi  është qetësues, hidratues, jo-invaziv dhe jo-irritues. HydraFacial përmirëson pamjen e rrudhave të imta, rrudhave të thella, poreve të mbushura dhe  te zgjeruara, lëkurës me yndyrë ose me tendencë për acne,  hyperpigmentimit  dhe njollave kafe.

Procedura HydraFacial është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës duke përfshirë lëkurën e hollë ose të plakur, lëkurën e thatë dhe lëkurën me yndyrë. Fillimi i programit të mirëmbajtjes së lëkurës me HydraFacial, për të ngadalësuar procesin e plakjes së saj, ngadalëson nevojën për procedura invazive.

 

Çfarë është ™ HydraFacial?
Trajtimi HydraFacial ™ është një hop i ri në teknologjinë e estetikës. Ai u quajt kështu nga  fjala “Hidratim”. Kjo aftësi për të hidratuar lëkurën e veçon ™ HydraFacial nga të gjitha procedurat e tjera të përmirësimit të pamjes së lëkurës. Trajtimi HydraFacial ™ largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe  papastërtitë  (pikat e zeza), ndërsa njëkohësisht ”përmbyt” lëkurën me serume pastrimi, hidratimi, ushqimi dhe  antitoksikimi.  Trajtimi është qetësues, freskues, jo-irritues dhe me rezultate të menjëherëshme dhe të dukshme.

Pse është HydraFacial ™  i mirë për lëkurën?
Hidratimi është themeli i një lëkure të shëndetshme dhe rrezatuese (të shkëlqyeshme). Acarimi i lëkurës është provuar që shton shenjat e plakjes. ™ HydraFacial është një trajtim hidratues dhe jo-irritues.

 

Hidratimi është thelbi i jetës

“Kur qelizat tona nuk janë plotësisht të hidratuara ato nuk mund të funksionojnë në nivelet  më të mira të mundshme. Kjo çon në dëmtime më të mëdha të indeve, që e quajmë plakje. Ne duhet të riparojmë indet e trupit të cilat humbasin (ujë)…., duke përdorur produkte lokale që nxisin metabolizmin e qelizës plus një përzierje përbërësish antioksidantë, antiinflamatorë dhe hidratues”.

Dr. Howard Murad.

 

Tek cilat tipe lëkure rekomandohet HydraFacial?
Trajtimi HydraFacial ™ është projektuar për të gjitha llojet e lëkurës. Edhe lëkura më e ndjeshme e toleron shumë lehtë trajtimin HydraFacial ™. Mjeku ose profesionisti i kujdesit të lëkurës mund të zgjedhë serumin specifik të trajtimit dhe / ose të rregulloje trajtimin për kushtet tuaja specifike dhe të nevojave të lëkurës.

 

Sa kohë zgjat trajtimi? A ka dhimbje apo nevojë rigjenerimi pas trajtimit?
Trajtimi HydraFacial ™ është i shpejtë, efikas dhe zgjat rreth 15 minuta. Nuk ka ndjenja të pakëndëshme gjatë trajtimit dhe shpesh e përshkruajnë si “një penel të ftohtë që lëviz mbi sipërfaqen e lëkurës”. Menjëherë pas trajtimit mund  të përdorni make-up dhe të ktheheni në aktivitetet tuaja normale sepse nuk ka kohë të domosdoshme rigjenerimi.

Çfarë rezultati mund të pritet? Sa trajtime janë të nevojshme për të parë rezultatin dhe sa zgjat ai?
Shumë persona raportojnë se shohim rezultate të dukshme të përmirësimit të pamjes dhe gjendjes së lëkurës edhe vetëm pas një trajtimii. Një seri prej gjashtë trajtimesh rekomandohen për të përmirësuar rrudhat e imta dhe të thella, hiperpigmentimin dhe lëkurën me acne. Pas serisë së parë të trajtimeve, ju mund të ruani rezultatet tuaja me një trajtim ™ s HydraFacial çdo 2 deri në 4 javë.

Please follow and like us: