Albspirit

Media/News/Publishing

Kush dreqin është kaq kokëbosh sa e dëgjon akoma këtë vëlla/motër opozitë?!

Ulsi Manja

Si njeri i edukuar ne shkolle per ligjin dhe i rritur ne jete duke punuar me ligjin, po sot edhe kryetar i Komisionit te Ligjeve i zgjedhur nga partia qe udhehoqi me vendosmeri Reformen ne Drejtesi, nuk po e durokam dot hic tani kete opoziten vella/moter qe po na shpon veshet ne televizor!

Ja pse po i shkruaj dy llafe:

E para, Saimir Tahirin nuk ma ka bere baba dhe s’kam asnje arsye ta mbroj, sepse duhet t’i dale zot vete kesaj historie te shemtuar ku e kane perfshire dy kriminelë qe qenkan edhe kusherinj te larget me te!

E dyta, sido te jete kjo histori, Saimir Tahirin e kam dashur dje dhe e dua edhe me fort sot, si koleg e si shok.

Dhe mund ta them kete hapur tamam sot, se nuk e mbaj mend kur e kam pire kafen e fundit me te dhe s’ia kam bere qejfin ndonjehere kur shumekush i’a bente me shumice.

E kam dash fort sepse dje beri shume per kete vend, ne krye te asaj ministrie qe ka ngrene shume koka me te medha se e tija, dhe mbajti ngarkesa te tmerrshme balte nga ajo me e zeza e Shqupit!

Ndersa sot e dua edhe me fort, sepse e ve veten ne poziten e tij, me ata dy kriminele nga njera ane dhe me kete mashkull/femren e PD/LSI ne televizor nga ana tjeter!

E treta, se cfare lidhje ka ne te vertete Saimir Tahiri me dy banditet qe e perflasin, pres te ma tregojne provat e drejtesise nese ka prova, jo Luli e as Monika qe jane prova e gjalle e politikes me hileqare qe sot te peshtyn e neser te lepin!

Por ama, qe ciladoqofte e verteta ne fund, kjo histori nuk mund ta beje Lulin me pak mashtrues profesionist ne syte e shqiptarev dhe Moniken me shume zerin e qytetareve, kete e di si buka qe ha!

E vetmja pikepyetje qe kam eshte: Kush dreqin eshte kaq kokebosh sa e degjon akoma kete vella/moter opozite qe i ka zene deren Shqiperise?!

Please follow and like us: