Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i fortë i BE: Dënoni trafikantët, e trishtuar që ky problem vijon ende

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, është treguar e ashpër ndaj shqiptarëve, teksa ka folur për trafikimin e qenieve njerëzore. Vlahutin iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të dënojnë trafikantët, duke thënë se preken më shumë vajzat dhe fëmijët.

Sipas zyrtares së lartë të BE, është e trishtueshme që ky problem vijon ende në Shqipëri, duke bërë thirrje që kjo çështje të mbetet në të shkuarën.

“Shqipëria duhet të dënojnë trafikantët, pasi ata që preken më shumë janë vajzat dhe fëmijët. Ata që trafikohen janë motrat tuaja. E trishtuar që ky problem vijon ende në Shqipëri. Trafiku i qenieve njerëzore duhet të mbetet një çështje e së shkuarës në vendin tuaj”, tha Vlahutin.

Please follow and like us: