Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë vendosjen e Iranit në Siri

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka përcjellë për Kremlinin një mesazh politik për Teheranin zyrtar: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të vendoset në Siri.

Mediat izraelite raportojnë për një takim mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë të cilit kreu izraelit ka kërkuar që “ky mesazh të kuptohet nga Irani”.

Izraeli nuk ka dëshirë të përfshihet në çështjet e brendshme të Sirisë, por nuk do të lejojë gjithashtu që Irani dhe Hezbollahu ta kthejnë Sirinë në një pararojë kundër Izraelit duke transferuar armë të avancuara përmes Sirisë dhe Libanit”, citohet ministri Lieberman.

Shoigu është shoqëruar nga dyshja izraelite në Hakirya, baza e komandës së përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë izraelite.

Ditë më parë, Izraeli goditi një bateri antiajrore siriane që vepronte nën mbrojtjen e baterive ruse dhe avionëve të Kremlinit, por pasi kishte lajmëruar Qendrës Operative Ruse në Siri. Lieberman ka vlerësuar marrëdhënëiet mes të dyja vendeve, duke nënvizuar sidomos sinqeritetin e bashkëbiseduesve rusë.

https://www.haaretz.com/israel-news/1.817697

Please follow and like us: