Rrihet me sende të forta gazetari, prej kohësh kritikonte dyshen Rroshi-Daja
Goditet nga banda të pushtetarëve gazetari drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës, Dritan Kanapari”, ky ka qenë denoncimi i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari. Sipas denoncimit prej disa kohësh Dritan Kanapari, nën drejtimin e portalit ”Buletini i Kavajës” kritikonte pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja. Po sipas qytetarit atij i është bërë pritë në derën e shtëpisë së tij, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin ushatarak.
REAGIMI I BERISHËS:
Goditet nga banda të pushtetarëve gazetari drejtuesi i portalit Buletini i Kavajës, Dritan Kanapari. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal ndaj gazetarit Kanapari, ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb. “Ne keto momente eshte rrahur me sende te forta nje qytetar ne Kavaje me emrin Dritan Kanapari! Ai drejton nje portal me emrin Buletini i Kavajes dhe prej kohesh kritikon fort pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja. Atij i eshte bere nje prite mafioze ne deren e shtepise nga njerez me maska te cilet e kane rrahur me sende te forta dhe aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak me plage te renda.
Çdo gje behet per ti mbyllur gojen pasi para disa muajsh i vendosen tritol ne shtepi,por kesaj here makabriteti i mafies se Partise Socialiste ka kaluar çdo kufi…”.