Albspirit

Media/News/Publishing

Soros jep për bamirësi 80% të pasurisë

George Soros ka dhënë pjesën më të madhe të pasurisë për ogranizatën e tij të bamirësisë. Filantropisti miliarder ka transferuar 18 miliardë USD në llogari të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, një rrjet i organizatave ndërkombëtare të bamirësisë që operon në më shumë se 100 vende të botës në projekte që kanë në fokus refugjatët, shëndetin dhe shumë probleme të tjera. Shifra prej 18 miliardë USD arrin pothuajse 80% të vlerës së pasurisë totale të Soros. Sipas Forbes deri para këtij transefrimi ai kishte një pasuri neto prej 23 miliardë Dollarësh duke u renditur si personi i 29 më i pasur në botë. Soros filloi të dhuronte për bamirësi në vitin 1979, 9 vite pasi nisi menaxhimin e Fondacionit Soros. Në katër dekada ai ka dhënë rreth 12 miliardë USD për bamirësi. Bamirësia e tij e parë ka qenë ndaj afrikano-jugorëve duke u ofruar bursa gjatë apatheidit të vendit. Gjatë Luftës së Ftohtë ai ofroi fotokopje që njerëzit në Europën Lindore të ribotonin tekstet e ndaluara nga qeveritë komuniste. Ai gjithashtu ka bërë shumë përpjekje për integrimin e romëve.

Please follow and like us: