Vajza shkon në palestër, ia “lyp” instruktori
Një histori intime që lind në palestër dhe që shndërrohet në një dashuri të njëanshme. Historia është rrëfyer nga një vajzë e re për “ShkodraNews”.
“Kam qenë gjithmonë e shëndetshme. Asnjëherë në peshë normale, ama jam simpatike dhe vështrimi i djemve nuk më ka munguar kurrë. Jam 21 vjeçe shkodrane dhe studioj në kryeqytet, por pasi mbaroi sezoni i provimeve vendosa të shkoj në palestër. Të shkarkoja stresin e provimeve të tmerrshme, por dhe të humbisja disa kilogramë.
Kishte plot djem dhe vajza, por që ditën e parë sytë më mbeten tek instruktori. Tërë muskuj dhe me fytyrë të ëmbël. Kombinimi perfekt. Mësova se ishte i fejuar dhe nuk ju afrova më shumë se ç’duhej javët e para edhe pse më pëlqente pamasë. Se di më tërhiqte vetëm prania e tij vërdallë meje.
Ai vetëm më shikonte në çdo lëvizje. Më dukej se në palestër isha veç unë dhe ai. Më bëri dhe një program vetëm për mua dhe një pasdite kur ishte e shtunë dhe palestra ishte thuajse krejt bosh, pasi ishte ditë plazhi ai nisi të më prekte bicepsin në një mënyrë të çuditshme që më dukej si përkëdhelje.
U elektrizova ju betohem Aq sa ai e kuptoi, dhe më kërkoi falje, por i thashë që s’ka asnjë problem. Pasi ikën dhe ato dy persona që aty ishin, ky më puth. Pastaj e lamë të dilnim njëri pas tjetrit dhe përfunduam duke shkuar në makinën e tij. Gjithçka ishte e mahnitshme, shkoja me qejf në palestër e kështu vazhdoi 1 muaj. Më pas ndjeva që rashë në dashuri dhe ju shpreha dhe ai më tha: Që jam e hatashme, por dashuron të fejuarën.
Jam ndjerë shumë keq dhe nuk po mundem ta heq as sot nga mendja. Nuk më hyn asnjë djalë në sy, palestrën mendoj ta lë, por nuk më rrihet pa e parë”, shkruan ajo.