Balla: Tahiri do të trajtohet si gjithë të tjerët
Deputeti Taulant Balla ka folur sot për mediat, pas dorëzimit të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.
“Kam qenë në kryesi disa orë përpara se të vinte letra e prokurorisë. Ky rast do të trajtohet ashtu si çdo rast tjetër, është shprehur” Balla.
“Jam i bindur që shumë shpejt kryetari i kuvendit do të bëjë njoftimin përkatës”, ka thënë Balla, referuar mbledhjes së këshillit të mandateve që pritet të zhvillohet sot.
Ashtu sikurse pritej për dy ditësh që kur Adriatik Llalla refuzoi të priste në takim ish-ministrin e Brendshëm, Prokuroria për Krime të Rënda ka dorëzuar në Kuvend mesditën e sotme kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri.
Tahiri akuzohet për “trafik droge” dhe “korrupsion të zyrtarëve të lartë”.
Mësohet se anëtarët e Këshillit të Imunitetit të cilët kanë në dorë dhe “fatin” e ish-ministrit, të cilët do të vendosin nëse do i hiqet apo jo imuniteti janë Gramoz, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.
Këshilli i Mandatave dhe Imunitetit pritet të mblidhet sot në orën 19:00 për të vendosur nëse ish ministrit të Brendshëm do i hiqet ose jo mandati i deputetit.