Odise Plaku: Mos më pyet përsëri çfarë do të bëj për ty
Mos më pyet përsëri çfarë do të bëj për ty
Ëndrrat e mia do të vras për ëndrrën tënde
Mos më pyet çfarë për ty jam gati të jap Shpirtin tim,
çastin më të bukur të natës magjike
Jetën time për dashurinë tënde e jepja.
Mos më pyet natën a mund të vijë pranë teje
Pegas do të bëhem në gjoksin tënd të ndal
Mos më pyet në diellin e mbaj në duart e mia
Është më i nxehtë dielli i dashurisë time
Jetën time për dashurinë tënde e jepja.
Mos më pyet në vdekjen e pranoj për sytë e tu
Eh, vdekja më ardhtë nga sytë e tu e dashur
Mos më pyet në agimin unë lind për ty
Dorëzuar trup e shpirt natën më të gjatë zbardh
Jetën time për dashurinë tënde e jepja
Nëse vërtetë më do.
Please follow and like us: