Pamje të tmerrshme, masakrohet gazetari në Kavajë
Një gazetar është masakruar. Ngjarja e rende ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në Kavajë. Denoncimi është bërë një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe sot ka vazhduar me denoncime duke bërë publike edhe fotot e dhunës që është ushtruar ndaj Dritan Kanaparit.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Kjo është liria e shtypit në narko-shtetin e Norieges!
Të dashur miq, ky është gazetari, drejtuesi i portalit ‘Buletini i Kavajës’, Dritan Kanapari, që u masakrua parëmbrëmë nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.
Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet për gjetjen dhe ndëshkimin e merituar ligjor të autorëve të këtij krimi të shëmtuar ndaj lirisë së mediave.