Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali, doktoresha nuk paraqitet në punë, regjistri plot me vizita fiktive

Drejtoresha e qendrës shëndetësore të Velçanit, abuzon me detyrën duke plotësuar regjistrin me vizita fiktive të depistimit të kancerit të gjirit. Sava Mokrëri, drejtoresha e qendrës së Vleçanit akuzohet nga infermierët e ambulancës Buzahisht, që u bën presion me ditën apo vendin e punës nëse e kundërshtojnë apo refuzojnë të plotësojnë kërkesat e saj.

Infermierët e ambulancës në Buzahisht, Velçan u ankuan pranë Fiks Fare për drejtoreshën njëkohësisht edhe doktoreshën e tyre. Dëfrim Cela, njëri nga infermierët e kësaj ambulance tregon se doktoresha shkon aty vetëm kur do t’i vendos masa për mos bindje dhe se ju drejtuan Fiksit, pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Ai thotë që ajo detyron infermieren që të plotësojë regjistrat në datën që doktoresha duhet të ishte e pranishme në qendër. Ai na tregon regjistrat me datat kur është bërë depistimi, por që doktoresha nuk ka qenë e pranishme dhe banorët nuk kanë dijeni që janë vizituar. Pra janë vizita fiktive. Ndërsa vet infermierja e cila i ka plotësuar këto regjistra thotë që ka frikë të japë këtë dëshmi, pasi ka dy fëmijë dhe kërcënohet nga drejtoresha me largim nga puna.

Banorët: Nuk jemi depistuar për kancerin e gjirit

Fiks Fare mori disa nga kartelat e pacienteve që figuronin të vizituara. Gazetarët pyetën zonjat në bazë të kartelës dhe të gjitha deklaruan që nuk janë depistuar asnjëherë nga doktoresha. Jo vetëm për kancerin e gjirit, por kanë vite që ajo nuk vjen në qendër sipas tyre. Madje në emrat e regjistrit janë edhe dy nuse të fshatit të cilat kanë vite që nuk banojnë në fshat, por janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë.

Qendra shëndetësore e Velçanit përfshin 7 fshatra të vegjël që shtrihen në një terren të vështirë dhe lëvizja kryesisht bëhet në këmbë. Banorët ecin me orë të tëra për të shkuar nga fshati në qendër. Ata pretendojnë që jo vetëm janë harruar nga shteti, por tani do të dënohen edhe duke ua hequr infermierin e fshatit. Kjo sepse infermieri nuk i përgjigjet kërkesave të mjekes që nuk vjen kurrë dhe nuk u përgjigjet atyre.

Fiksi intervistoi edhe drejtoreshën e shëndetit Parësor në Pogradec, e cila kishte dijeni nga banorët e fshatit pas një ankesë që kishte marrë për marrdhëniet e tensionuara të mjekes me infermierin. Për këtë arsye ajo vetëm pak kohë më parë kishte ngritur një grup pune i cili kishte verifikuar në vend situatën. Por ky grup ishtë gjetur para sjelljes së pahijshme të infermierit i cili kishte ofenduar njërin nga specialistët.

Ajo gjithashtu u shpreh se nuk ishte absolutisht në dijeni së ka plotësim fiktiv të regjistrave dhe këtë informacion po e merrte nga Fiksi. Sipas saj sqarimi i kësaj situate të rëndë do të bëhej sa më shpejt ku të pranishëm do të ishin të gjitha palët e përfshira dhe ajo vet. Fiksi intervistoi edhe drejtoreshën e qendrës Velçan, Sara Mokrëri, e cila mohoi çdo akuzë të ngritur ndaj saj nga infermierët apo banorët. Ajo pretendoi se zona është shumë e vështirë dhe nuk e përballon dot. Edhe pse kjo zonë ka më pak se 2600 banorë, sipas saj terreni e bën shumë të vështirë prezencën e saj në të shtatë fshatrat. Pyetjes se kur kishte qenë herën e fundit në qendrën shëndetësore në Buzahisht, Mokrëri nuk pranoi të përgjigjej.

Ballafaqimi mes palëve

Fiksi ishte në ambulancën e Buzahishtit ditën që u bë ballafaqimi mes palëve. Sipas drejtoresësh së Shëndetit Parësor në Pogradec, Elona katiraj ,pas verifikimit ishte parë që kishte kartela të plotësuara nga infermierja dhe se mjekja nuk kishte qenë e pranishme. Por sipas saj u takonte atyre të dyjavë të përgjigjeshin për këtë. Infermierët dhe doktoresha vazhduan të akuzonin njëri- tjetrin për parregullsitë në regjistër. Mjekja nuk pranoi të jepte një datë kur ajo kishte bërë vizita për herë të fundit në këtë ambulancë. Ajo u largua në mënyre demostative nga intervista duke akuzuar për njëanshmëri.

Regjistri sipas saj është i shtuar dhe nuk ka dijeni.

Sipas infermierit, mjekja i ka detyruar të deklarojnë vizita fiktive në datat që ajo ka deklaruar pranë fondit, nëpërmjet një kodi të mjekut. E gjitha kjo për t’iu quajtur dita e punës edhe pse nuk është paraqitur dhe në fund vit vlerësohet për punën e bërë. Pas debatit dhe sjelljes jo të hijshme të mjekes dhe pasi u njoh edhe me akuzat, emrat fiktiv dhe parregullsitë në këtë qendër, drejtoresha e parësorit Pogradec tha “Në bashkëpunim me Fondin e Sigurimeve, nga ku varet ky personel, ne do bëjmë verifikim për datat e deklaruara në bazë të kodit të mjekut.

Please follow and like us: