Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori italian: Ka ndryshim në vullnetin për të luftuar krimin

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo thotë se sipërfaqja e mbjellë me kanabis në Shqipëri është reduktuar shumë. Sipas tij, qeveria aktuale ka vullnetin që të luftojë krimin e organizuar që siç u shpreh ai është interes jetik i Shqipërisë, por edhe Italisë.

“Duhet të them se, si rrjedhojë e bashkëpunimit mes dy forcave të policisë së dy vendeve, kemi pasur mundësi të verifikojmë se ka pasur një ndryshim, në këto muajt e fundit, në vullnetin për të luftuar krimin. E kemi falënderuar Ministrin Xhafaj për këtë përpjekje, por gjithashtu kemi theksuar se duhet bërë më shumë dhe Italia është natyrisht e gatshme të thellojë bashkëpunimin…Këtë vit u realizua për herë të gjashtë fushata e fluturimeve monitoruese nga avionët e Guardia di Finanza në Shqipëri për të gjetur parcelat e kultivuara. Theksoj se këtë vit, për herë të parë patëm edhe kontributin financiar të Bashkimit Evropian në këtë projekt. Kjo na lejoi të realizojmë më shumë fluturime, për të pasur pra një fushatë më të plotë. Rezultatet do të shpallen shumë shpejt, këto ditë po përpunohen të dhënat e fundit, por mund t’ju them paraprakisht se janë rezultate shumë pozitive. Për këtë e kam përgëzuar Ministrin Xhafaj, por njëkohësisht kemi rënë dakord për të mos e quajtur përfundimtar këtë rezultat. Vitin e ardhshëm fushata e fluturimeve do të realizohet sërish, madje falë financimeve të Bashkimit Evropian do të jetë edhe më intensive, për ta luftuar në mënyrë sa më efikase këtë fenomen”, tha ai gjatë një interviste për emisionin “Diplomaticus” në News24.

http://www.balkanweb.com/site/diplomaticus-ambasadori-italian-cutillo-se…

Nuk mund të mos vihet se sesi diplomati i vendit prej nga ku origjinon përgjimi që futi në hullitë e arrestit ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka diferencuar ministrin aktual me atë paraardhës për luftën kundër kanabisit. Cutilo ka shtuar po ashtu se një arsye për rritjen e sekuestrimeve është edhe rritjen e financimit nga BE si dhe rolin e misionit evropian Frontex, që patrullon edhe me avionë Detin Jon dhe Adriatikun jugor.

Please follow and like us: