Albspirit

Media/News/Publishing

Babai i Triumf Rizës, për lirimin e Enver Sekiraqës: Zoti na ruajt!

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumf Riza, ka komentuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës. 

“Nuk e di unë, tepër e çuditshme me 37 vjet është shpallë (i dënuar)… nuk muj me marrë me mend këtë… Zoti na rujtë”, ka komentuar Rizaj. Pasditen e sotme, avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj t’i stopojë masën e paraburgimit. Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vite burgim nënë akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive special Triumf Riza. Shefqet Riza tha se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi.

Please follow and like us: