Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë thotë sot gazetari i njohur Tim Judah, të cilin Tahiri e shëtiti në arat e kanabisit

Gazetari i njohur britanik i “The Economist” Tim Judah vizitoi Shqipërinë në shtator në vitit të kaluar ku bëri një reportazh për shtimin e sasisë së hashashit që kultivohet në vendin tonë. Asokohe, ish-ministri Saimir Tahiri do ta shoqëronte vetë gazetarin Tim Judah për ti treguar operacionet ‘e suksesshme’ të policisë në korrjen dhe djegien e hashashit.
Tim Judah nuk ka qëndruar i heshtur këto ditë kur emri i Saimir Tahiri lakohet për përfshirje në grupin kriminal “Habilaj”.
Ai shkruan në Twitter: “18 muaj më parë, kur pyeta italianët rreth Tahirit, ata refuzuan të flasin. Tani po bëhet e qartë pse”.
Statusin e shoqëron me lajmin e BalkanInsight: “Prokurorët kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit”.
Gjithashtu ai ka shpërndarë edhe një herë në Twitter reportazhin për Shqipërinë me titull “Hash&Burn” të “The Economist”, duke kujtuar se kishte shkruar edhe për akuzat e opozitës shqiptare ndaj Saimir Tahirit.

Please follow and like us: