Albspirit

Media/News/Publishing

Delawie: Kosova duhet të ndryshojë

Prishtinë, 20 tetor 2017 – Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie, në një intervistë për RTV Kim, ka folur për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Delawie ka thënë që është i shqetësuar për tensionet parazgjedhore në veri të vendit dhe ka theksuar se do të donte të kishte më shumë konkurrencë mes kandidatëve të komunitetit serb në Kosovë.

Megjithkëtë, ai ka thënë se pret që të dielën të mbahen zgjedhje të ndershme e demokratike.

“E di që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me ndihmën e OSBE-së, në ditën e zgjedhjeve do të punojnë shumë për të siguruar zbatimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve” ka thënë ai.

Delawie ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ka kujtuar se ky asociacion buron nga Pakoja e Ahtisarit dhe se e mbështet formimin e tij.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës. Ai ka thënë se “fuqimisht e përkrah këtë ndryshim”.

Delawie ka dhënë një mesazh për Kosovën.

“Bota po ndryshon dhe Kosova duhet të ndryshojë me të. Kosova duhet të marrë hapa të rëndësishëm për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, është shprehur ambasadori Delawie.

Please follow and like us: