Demiraj: Ja pse Xhafaj s’e shkarkon dot Haki Çakon?
Ish- minsitri Brendshëm ka treguar arsyet legjislative pse ministri aktual Xhafaj, nuk e shkarkon dot drejtorin e policisë, Haki Çakon Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisionin 360gradë, të Artur Zhejit në Oranews, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kreun e policisë se Shtetit Haki Çako. I pyetur nga moderatori Artur Zheji se, pse nuk e kishte kërkuar dorëheqjen e Haki Cakos kur ishe ne detyrë, Demiraj tha: Nuk e kam kërkuar pasi e dija që e mbronte Kryeministri. “Fatmir Xhafaj nuk mund të largojë dot Haki Çakon, vendimin për shkarkimin e drejtorit të policise e merr kryeministri”, tha Demiraj.
Please follow and like us: