Albspirit

Media/News/Publishing

Kronisti hebre: Skënderbeu u bë shumë i madh dhe fama e tij mori dhenë

Nuk janë vetëm kronistët europian apo autorët e shumtë botëror që kanë shkruar në kronikat apo veprat e tyre mbi historinë e lavdishmë të Gjergj Kastriotit, janë edhe autorët hebre që i kushtojn një hapësirë të madhe periudhës së Gjergj Kastriotit, siç është mjeku dhe kronisti hebre Rabbi Joseph.

Kështu studiuesi dhe autori i njohur shqiptar Gjon Keka gjatë hulumtimeve të tij mbi veprën e Gjergj Kastriotit ka hasur edhe në këtë kronikë që është me vlerë për historinë e kombit tonë shqiptarë europian. Kronisti hebre Rabbi sipas studiuesit Keka na sjell një histori shumë të plotë të Gjergj Kastriotit të shquar në kronikën e tij e cila është përkthyer në anglisht nga gjuha hebraike dhe botuar në vitin 1832 (The chronicles of Rabbi Joseph[…],1832) . Këtu janë shkëputur disa pjesë interesante që ai i ka kushtuar në kronikën e tij Gjergj Kastriotit:„…Dhe Skënderbeu nxitoi e shkoi në Shqipëri(…)ai ishte shumë i lumtur, ata hynë në qytetin e Krujës. Pasi Skënderbeu erdhi në qytet, dhe mbasi ua dha nënshkrimin guvernatori i dorëzoi atij qytetin në duart e tij.Rreth treqind shqiptarë ishin bashkë me të.Ndërsa turqit iknin. Ndodhi që, kur ai arriti, mori flamurin e Muratit e hodhi poshtë dhe ngriti flamurin e tij mbi të cilin ishte një shqiponjë e zezë me dy koka. Dhe ata thanë: “Rrnoftë Skënderbeu!”. Pastaj ai mori të gjitha qytetet e atit të tij… Edhe pjesët tjera e qytetet që i kishte pushtuar Murati në Shqipëri,i mori dhe u bë mbret i tyre;ndërsa shqiptarët u gëzuan shumë, sepse shpirtrat e tyre ishin të lodhur nga turqit; dhe ata thanë me zë: “Le të jetë Skënderbeu zotëria ynë përgjithmonë”. Kur Murati dëgjoi atë që kishte ndodhur, u trishtua shumë në zemrën e tij dhe luftoi kundër Skënderbeut gjatë gjithë ditëve të tij, por nuk mundi të bënte asgjë. Dhe Skënderbeu u bë shumë i madh dhe fama e tij mori dhenë”.

Please follow and like us: