Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Tutini dhe Novi Pazari frymonin shqip…

Studentja nga qyteti i Novi Pazarit Amina Nuroviç, që shprehet se është shqiptare e asimiluar, ka sjell disa fotografi historike mbi karakterin shqiptar të qyteteve kryesore në Sanxhak. Në llogarinë e saj në Facebook, që ka 6780 ndjekës, ajo ka afishuar një fotografi nga qyteti i Tutinit. “Krejt shqiptarët, Tutin”, ka shkruar ajo, duke e postuar një fotografi të padatuar, ku shihen shqiptarë me çallmën e bardhë të malësorëve rugovas.

Fotografia tjetër e publikuar nga Nuroviç paraqet Novi Pazarin e vitit 1915:

Edhe sa do të vazhdoni me mohimin e së vërtetës? Respekt për çdo boshnjak që është vërtetë boshnjak, por ju lutëm atyre shqiptarëve të asimiluar në boshnjakë të mos veprojnë dhe të sillen si boshnjakë më të mëdhenj sesa ata në Bosnjë. A na ka ndihmuar ndonjëherë Bosnja? Për shkak se nuk jemi populli i  saj, ne nuk jemi pasardhës të Bosnjës dhe nuk u mërzitën kur çetnikët na sulmuan, por shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria erdha për të mbrojtur popullin e Sanxhakut”, ka shkruar Nuroviç.

Tutini është një nga qytetet kryesore në rajonin e Sanxhakut në Serbi, që shtrihet në afërsi të kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi. Me një popullatë me mbi 31 mijë banorë, ai është një nga qytetet më të banuara në këtë rajon, së bashku me Novi Pazarin (me një popullsi prej 100 mijë banorësh) dhe Senicën (26 mijë banorë).

Siç pranohet nga shumica e studiuesve të paanshëm, popullata e këtyre qyteteve ishte në pjesën dërrmuese shqiptare, por që u boshnjakizua pas Luftës së Dytë Botërore. /konica.al/

Please follow and like us: