Rade Mihaljçiç: Shqiptarët janë vendas të Ballkanit, serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre
Historia e klases së gjashtë në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas të Ballkanit dhe që serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre. Mediat beogradase raportojnë se ky është një detaj skandaloz i historisë së pretenduar mesjetare serbe, transmeton zeri.info
Libri në fjalë është publikuar nga Instituti për tekstet dhe Mjetet Mësimore. Autor është Rade Mihaljçiq, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit.
Ai poashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Serbisë. Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrant, duke specifikuar serbët. “Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”.
Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar. Lidhu me këtë libër, ka nxitur reagime të shumta nga ana e historianëve serbë.
Profesori universitar, John Deretic ka sugjeruar se duhet t’i bëhet një rishikim historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre, transmeton zeri.info “Në këtë libër mësimi thuhet se sllavët erdhën në Kosovë dhe Metohi, dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në male dhe për të mbajtur bagëtinë. Kjo është skandaloze.
Ne mund të mendojmë çfarë të doni, por jo më e keqe se kjo. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo”, ka deklaruar i dëshpëruar historiani serb, Deretic.
Ja biografia e autorit Ai ka lindur më 21 janar, 1937. Shumica e veprave të tij të merren me Serbinë mesjetare , sidomos perandorisë serbe dhe Betejës së Kosovës.
Disa nga vepra e Mihaljçiqit janë: Rënia e Perandorisë Serbe (Крај Српског царства), 1975, 1989, 1989, 2001 Llazar Hrebeljanović – historia, kult, përkushtim , 1984, 1989, 1989, 2001 Heronjtë e legjendave të Kosovës (Јунаци косовске легенде), 1989, 1989, 1993, 2001 Beteja e Kosovës në histori dhe në traditën popullore , 1989.
Heroi i panjohur , 1995 Beteja e Kosovës në Bugarštice dhe poemat epike, 1995 Memoria e kaluar dhe populli 1995 Historia serbe dhe kujtesa kombëtare , 2001 Vlera origjinale e vjetër materiale serbe , 2001 Ligjet, dokumentet e vjetra serbe , të vitit 2006.