Albspirit

Media/News/Publishing

Haki Çako shkon në SHBA para arrestimit të Tahirit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Vizita e tij në SHBA, vjen në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen hetime për ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për implikim në të ashtuquajturën “Dosja e Habilajve”.

Deputetë të opozitës kanë akuzuar disa herë, drejtuesin më të lartë të Policisë së Shtetit, Çakon, se edhe ky është i përfshirë në skandalin e trafikimit të drogës, nga klani i Habilajve. Madje, opozita pretendon se emri i Çakos është lakuar disa herë nga Habilajt, për lehtësim në trafikun e drogës.

Por mesa duket, vizita e tij në SHBA ka ngritur pikëpyetje të mëdha. Nga njëra anë, nëse Çako do të ishte i implikuar në trafikun e drogës, minimalisht nuk do të ishte lejuar të hynte në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa zëra të tjerë qarkullojnë, se Haki Çako, mund të ketë qënë personi kyç, i cili ka ndihmuar autoritetet italiane në arrestimin e Habilajve, dhe për pasojë ka “tradhëtuar” ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Haki Çako, njihet si një nga të preferuarit por edhe të besuarit e kryeministrit Edi Rama. Ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar disa herë me ngulm shkarkimin e tij, por kjo nuk është aprovuar në asnjë rast nga kryeministri Rama.

Please follow and like us: