Albspirit

Media/News/Publishing

Hysi dhe Manja e akuzojnë se kishte dokumente sekrete të Prokurorisë, Strazimiri: Dështon operacioni “Griselda 2”!

Deputeti demokrat Gent Strazimiri iu është përgjigjur akuzave të dy kolegëve socialistë në Këshillin e Mandateve, Vasilika Hysit dhe Ulsi Manjës.

“Dështon operacioni “Griselda 2”!
Më poshtë keni “dokumentat sekrete” që disponoja “ekskluzivisht” në mbledhjen e Komisionit te Rregullores dhe Mandateve!
Prokuroria nuk i ka akoma, unë po! Unë dhe të paktën 1.234.571 individë të tjerë!
Administratorët e faqes më thonë se 48 orët e para ky material ka patur 1.234.571 lexues!
Janë 1.234.571 NJERËZ TË LIRË, që nuk janë demokratë por që duan TË VËRTETËN dhe përbuzin spërdredhjet e bandës që kërkon t’i bëjë për budallenj, duke përdorur deputetë shumëpërdorimësh…”.

Please follow and like us: