Albspirit

Media/News/Publishing

Kelmendi çel ekspozitë personale në Mal të Zi

Piktorja Majlinda Kelmendi do të hapë ekspozitë personale në Mal të Zi më 28 tetor.

“Identitet” e Kelmendit do të hapet në kuadër të edicionit të IX “Ora e Maleve” drejtuar nga Ali Daci, transmeton Koha.net. Pikturat e artistes shqiptare do të ekspozohen në Galerinë “Magaza” në Rozhajë, dhe do të jetë e hapur deri më 3 nëntor.

Kritiku Aldemar Ibrahimoviq për këtë ekspozitë të Kelmendit thotë se, “në veprat e Majlinda Kelmendit gërshetohen spontaniteti mistik dhe ndjeshmëria lirike e potezave të tërë në frymën e shprehjes bashkëkohore pikturale, që ka për detyrë që realitetin objektiv ta paraqes skajshmërisht në mënyrë subjektive me simbole pamore universale, pra me lehtësi të pabesueshme sublimon qasjen pikturale klasike me shtresësimin e pikturës në lojë bashkëkohëse të formave e të simboleve, e përmes lojës neutrale të kompozicioneve të qarta harmonike me një ndjeshmëri të rafinuar për detajin”.

Kelmendit thotë se koncepti i ekspozitës është “simbolikë kryqëzuese”.

“Mbi të gjitha jeta është një luftë e vërtetë për të tejkaluar përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre ne krijojmë identitetin tonë, në kulmin e zinxhirit ushqyes. Vetpërqendrimi është një produkt përcaktues i karakterit të punës së artistit”, thotë ajo.

Image

 

Please follow and like us: