Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Trafikantët kanë blerë pasuri në bregdet

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Mentor Kikia ka zbuluar disa fakte interesante në lidhje me mënyrën e jetesës dhe shpenzimit të parave të trafikantëve në ditët e sotme. Ai është shprehur në emisionin “Ora e Ekonomisë” se trafikantët e drogës nuk po bëjnë jetë luksoze, por po zaptojnë vijën bregdetare.

Ja çfarë tha gazetari:

Vitet e fundit, trafikantët nuk janë më atë njerëzit që kapardisen me makina të shtrenjta luksoze, që hedhin para nëpër lokale.

Ka ndodhur një fenomen shumë më i rrezikshëm dhe më i keq për të ardhmen e vendit; pothuajse në të gjithë bregdetit qëndrojnë në prona të blera. I gjithë brezi i pishave që janë mbjellë me punë vullnetare është i rrethuar me tela nga Velipoja deri në Vlorë.

Bregdeti i gjithi është shitur. Janë kontraktuar nga njerëzit e pasur, të cilët kanë ndërmjetësuar me kushtin që prona tu jepet. Këta do të diktojnë zhvillimin e turizmit në të ardhmen. Ky është një rrezik që nuk e jep efektin sot për nesër, por afatgjatë.

Please follow and like us: