Albspirit

Media/News/Publishing

Nesip Naço: Votoj pro arrestimit të deputetit

“Ju keni bërë të mundur që shqiptarët të ndjekin të vërtetën në mënyrë transparente”. Kështu u shpreh deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj para gazetarëve, teksa tha se mazhoranca nuk lejon mediat të ndjekin fazën e fundit të punimeve në Këshillin e Mandateve.

“Tashmë që është faza e fundit e shqyrtimit të argumenteve tona, nga ana e kryetarit Gramoz Ruçi nuk pranohet që media të jetë brenda. Ia kërkuam në emër të komisionit. E hodhëm në votë kërkesën që komisioni të jetë i hapur, dhe z.Ruçi mori pesë vota. Pra jo shumicën. Edi Rama në pakt të plotë mafioz me Saimir Tahirin duan të lënë në errësirë shqiptarët. Xhindet kanë dalë nga shishja dhe nuk futen më brenda. Duan që shqiptarët të mos e marrin vesh të vërtetën e përfshirjes së Tahirit në këtë aferë të lartë” – tha Alibeaj.

Deputeti i PD nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve se nëse ky është një sulm politik ndaj Saimir Tahirit.

Ndërkohë Nasip Naço deklaroi votën e tij pro heqjes së imunitetit për Saimir Tahirin dhe arrestimin e tij. Kjo është hera e parë që deputeti i LSI deklaron hapur qëndrimin në çështjen “Tahiri”.

Naço tha se nuk ka ndërmend të bëhet prokuror apo gjyqtar, por është thjeshtë një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe kërkon t’i hapë rrugë hetimit.

Deklarata e Nasip Naços vjen pas sulmeve publike të dy ditëve të fundit të Saimir Tahirit nga Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Please follow and like us: