Spanja merr vendimin drastik për Katalonjën
Spanja merr kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës.
Mediat e huaja raportojnë se kryeministri Mariano Rajoy kerkon veprimin e nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, për të revokuar autonominë katalanase. “Nuk ishte dëshira apo synimi ynë, nuk ishte kurrë”, tha Rajoy, gjatë deklaratës së fundit. Vendimi vjen pas situatës kaotike në Katalonj, kur presidenti katalunas Carles Puigdemont rreth një muaj më parë mori një mandat për të shpallur pavarësinë. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy u konsultua të shtunën me senatin e tij pas një takimi të krizës të kabinetit qeveritar spanjoll, që i heq kompetencat qeverisë rajonale të Carles Puigdemont. Brenda gjashtë muajve do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Katalonjë, bëri të ditur Rajoy. Sipas portalit informativ, eldiario.es, kryeministri spanjoll dhe socialistët opozitarë që në këtë çështje janë të bashkuar, kanë arritur ujdinë që zgjedhjet të zhvillohen në janar. Rajoy dhe ministrat e tij u konsultuan të shtunën për referendumin e kontestuar për pavarësi në Katalonjë dhe marrjen e masave detyruese për qeverinë rajonale në Barcelonë. Ata vendosën zbatimin e nenit 155 të kushtetutës spanjolle që parashikon masa të tilla detyruese.