Albspirit

Media/News/Publishing

Trump hap dosjen e vrasjes së ish presidentit Kennedy

Presidenti i ShBA-se, Donald Trump ka njoftuar se ka ndërmend të lejojë publikimin e dosjeve të bllokuara dhe të klasifikuara të vrasjes së ish presidentit amerikan John F Kennedy. “Duke iu nënshtruar marrjes së informatave të mëtejshme,  si President, unë do të lejoj që të hapen të gjitha dosjet e klasifikuara të “JFK .”, shkroi Trump ditën e sotme në Twitter. Njoftimi ka shkaktuar pretendime që Presidenti po kërkon të shkëputë vëmendjen nga një seri ngjarjesh, por është pritur me një eufori të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Zyrtarët e sigurimit thuhet se kanë frikë se disa dokumente të përpiluara në vitet 1990 mund të përmbajnë informacion mbi operacionet më të fundit të inteligjencës. Vrasja e te ndjerit Kennedy në vitin 1963 tronditi mbarë botën, por detajet e saj janë mbajtur sekrete për një kohë të gjatë. John Kennedy ishte presidenti i 35 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe u vra në një atentat me dy plumba, një në kokë dhe një plumb në qafë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 nëntor të vitit 1963, gjatë një vizite në Dallas, Teksas.

Please follow and like us: