Xhesika Doçaj: Sulltanesha greke, gruaja e fuqishme në historinë osmane…
Dashuria më e madhe e Sulltan Ahmed Khan -it, nëna e tre sulltanëve, një nga gratë më të fuqishme të Perandorisë Osmane, Sultanesha Kösem.Ky emër i cili do të sundojë me sukses për dyzet vjet perandorinë osmane,do të jetë mbrojtës i vetëm i vazhdimësisë së dinastisë, do të fitojë dashurinë e popullit. Kjo grua, një nga më të fuqishmet që ka patur bota e Lindjes, do të humbasë një nga një të gjitha gjërat dhe njerëzit më të dashur … sulltanin e zemrës së saj, familjen, miqtë dhe bijtë e saj … Por para tyre do të humbi Pafajësinë.
Sulltanesha Kosem e njohur gjithashtu si sulltanesha Mahpeyker, ishte një nga gratë më të fuqishme në historinë osmane. Bashkëshortja e preferuar dhe më vonë gruaja ligjore e Sulltan Ahmetit I i cili sundoi në vitet 1603-1617, ajo arritur të ketë pushtet dhe ka ndikuar në politikën e Perandorisë Osmane me anë të burrit të saj në fillim, e pastaj me anë të djemve Muratit IV ( r . 1623-1640 ) dhe Ibrahimit ( r . 1640-1648 ) , dhe më në fund me anë të nipit Mehmetit IV ( r . 1648-1687 ) Pas vdekjes, ajo u njoh me emrat “Nëna e vrarë” dhe “Nëna dëshmore”.
Pas vdekjes së sulltaneshës Handan (mamaja e Ahmetit I) dhe pas largimit të sulltaneshës Safije nga haremi, Kosemi lulëzoi në saraje. Por gjithmonë ka patur si rivale sulltaneshën Mahfiruze (mamaja e Osmanit II, Bajazitit, Hysejinit). Ambasadori venecian Contarini ka raportuar rrahjen e një gruaje, urdhëruar nga sulltani në vitin 1612, që e kishte inatosur Kosemin e cila mund të ketë qënë Mahfiruzja. Kosemi gjithashtu bëri përpjekje për të mbajtur gjallë kunatin e saj, Mustafain, por përsëri Mahfiruzja ishte një pengesë. Kjo mbrojtje e Mustafait nga ekzekutimi kishte si synim shpëtimin e fëmijëve të saj nga ekzekutimi nëse Osmani do të dilte në pushtet.
Gjatë viteve të para të ardhjes në fron të Muratit IV, në të vërtetë mbretëroi Kosemi pasi i biri ishte minor. Por sapo mori pushtetin me fuqi të plotë, Murati IV i vrau të gjithë vëllezërit e tij përveç Ibrahimit I i cili mendohej të kishte probleme psikologjike dhe Kosemi e mbrojti nga ekzekutimi. Thuhet se në momentet e fundit para se të vdiste nga ciroza, Murati IV dha urdhër që Ibrahimi të ekzekutohej, por urdhërin e pengoi Kosemi pasi kjo do të shënonte edhe fundin e perandorisë.
Gjatë mbretërimit të Ibrahimit, Kosemi nuk ndenjti shumë gjatë në saraje por u transferua në sarajet e vjetra. Kjo pasi Ibrahimi nuk ishtë i saktë mendërisht dhe mori vendime të tilla që çuan në shkatërrimin e mbretërimit të tij. Pasi ai u ekzekutua, kjo si pasojë e komploteve që krijoi Kosemi, djali i tij shtatë vjeçar, Mehmeti IV mori fronin.
Por meqë e ëma e Mehmetit IV, Turhan Hatixhe, ishte tepër e re edhe pa eksperiencë, mretërinë e komandoi përsëri Kosemi. Kosemi ishte një figurë shumë e mirë për qeverisje por ajo mbështetej shumë nga jeniçerët dhe kjo influencë e jeniçerëve në qeverisje e mërziti popullin. Ndërkohë që Turhan Hatixhja përkrahej nga agallarët e haremit dhe vezirët e qeverisë. Për të eliminuar këtë konflikt, Kosemi vendosi të zëvendësojë nipin e saj Mehmet me një nip tjetër. Por një nga shërbyeset e Kosemit, zonja Meleki, i tregoi Turhan Hatixhes për këto plane dhe kjo e fundit komplotoi për vrasjen e Kosemit.
Kosemi u mbyt me vetë flokët e saj, siç thonë disa burime. Ajo u varros në mausoleun e burrit të saj Ahmetit I. Ajo u bë e njohur për bamirësitë dhe për lirimin e shërbyesve të saj pas tre vitesh shërbim.