Albspirit

Media/News/Publishing

1800 faqe përgjime të reja dhe dhuratat 15 mijë € “fundosin” Tahirin

Kreu i Prokurorisë së KrimeveRënda, Besim Hajdarmataj, dhe dy prokurorët, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani, u paraqitën mëngjesin e të shtunës në Kuvend me dëshmi të reja, që sipas tyre, do të shërbenin për t’i hequr imunitetin deputetit Saimir Tahiri.

Në nisje të seancës së dytë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, prokurori Besim Hajdarmataj i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të zhvillonte seancë pa media dhe pa praninë e deputetit Saimir Tahiri për të paraqitur prova te reja, që vërtetojnë implikimin e ministrit për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim me vëllezërit Habilaj, shkruan Panorama.

Burime tepër konfidenciale nga mbledhja me dyer të mbyllura e zhvilluar në Kuvend pohojnë për “Panorama” se, prokurorët e KrimeveRënda kanë deklaruar se nga institucionet e drejtësisë italiane ka mbërritur në Shqipëri një dosje e plotë me 1800 faqe, në të cilën, sipas prokurorëve, vërtetohet edhe më qartë lidhja dhe implikimi ish-ministrit Tahirit me vëllezërit Habilaj.

Sipas të njëjtave burime, prokurorët e KrimeveRënda kanë konfirmuar se nga dosja voluminoze prej 1800 faqëshe është një tjetër fakt që dëshmon se makina “AUDI” e ish-ministrit Tahiri me targa AA 003 GB, mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.

Nga përgjimet ambientale që i janë bërë dy trafikantëve, është konstatuar se ata i kanë paguar shuma të mëdha vëllezërve Habilaj që të përdornin në disa raste “Audi”-n me targa AA 003 GB, pasi ai ishte në emër të ish-ministrit Tahiri dhe nuk ndalohej nga autoritetet.

Gjithashtu, në përgjimet e administruara tashmë edhe nga Prokurorët e KrimeveRënda, flitet edhe për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (për të cilin Prokuroria pretendon se është ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mijë euro, prej diamanti dhe kostume të shtrenjta.

Please follow and like us: