Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshja Sindi Arifi me blogun e vet “Karvain”

 

 

Bukuroshja shqiptare Sindi Arifi njihet fillimisht si konkurente dhe fituese “Miss Zvicra 2015”. Më pas ajo iu përkushtua modelingut dhe drejton një blogun e vet www.karvain.com.  Në këtë blog do të gjeni të reja nga bota e modës, njoftime për veshjet e fundit, aksesorët që zbukurojnë tupin femëror, etj. Përveç spektakleve të bukurisë dhe reklamave të shumta si modeliste, Sindi është e njohur edhe si këngëtare dhe ka të punuara disa këngë. Kur këndon, ndihet shumë mirë, pasi në të njëjtën kohë ndan ndjenjat e saj edhe me të tjerët. “Në moshën 13-14 vjeçare iu kam thënë prindërve se dua të luaj më kitare”, ka thënë Sindi. Sindi Arifi ka folur edhe për jetën private dhe si është të jetosh në një familje me kultura dhe tradita të ndryshme. “Babai im është shqiptar nga Maqedonia, nëna nga Mali i Zi. I dashuri im është spanjoll, ndërsa unë jam lindur në Zvicër”, ka thënë ajo për të shtuar. “Përzierja e kulturave është e mrekullueshme. Brenda familjes mësoj kultura dhe tradita të ndryshme”.

Fotografia e Sindi Arifi

Fotografia e Sindi Arifi

Fotografia e Sindi Arifi

Fotografia e Sindi Arifi

 

Please follow and like us: