Albspirit

Media/News/Publishing

Elmaze Nura: Ditë vendimtare për Republikën e Kosovës

Sot është një ditë vendimtare për Republikën e Kosovës. Qytetarët me votën e tyre do të përcaktojnë lidershipin e ardhshëm komunal. Ky proces zgjedhor mbahet në një periudhë aspak të lehtë për popullin tonë, ku besimi te politika është zbehur. Por, pavarësisht të gjithave, nuk ka arsye bindëse askush që të mos votojë. Sidomos, ata që janë më të zhgënjyerit, do të duhej t’u drejtoheshin kutive të votimit. Një herë në katër vjet flet Sovrani, prandaj mos e lëshoni këtë mundësi për të shprehur vullnetin politik. Një votë mund të duket pak, por edhe një votë mund ta bëjë ndryshimin!

Please follow and like us: