Gjergj Leka: Karriera sot me playback dhe me gjoks
Kantautori Gjergj Leka njihet për publikun edhe për deklaratat e tij të forta dhe pa censurë. Kësaj here i ftuar në emisionin “Thumb” Leka ka folur për jetën karrierën dhe planet e tij. Sigurisht që në këtë intervistë nuk mund të mungonte edhe një pyetje lidhur me një deklaratë të tij e cila bëri bujë mediatike. Ai u shpreh se këngëtaret gjatë periudhës komuniste kishin të dashur apo miq shumë të fortë që i kishin ndihmuar të bënin hapa përpara në karrierë. “Të dashurit e artistëve diheshin kush ishin, ka qenë jeta e tyre se s’kanë tradhtuar burra pasi nuk kanë qenë të martuara. Por e kam thënë që një njeri i fuqishëm qoftë në atë kohë apo në këtë kohë bën që ti të bësh karrierë më shpejt. Sidomos në kohën e sotme që kërcet playback edhe cicat”, është shprehur ai.