Nxënësi kryen akt intim me mësuesen në avion
Klasa po udhëtonte me mësuesen për në një ekskursion. Sipas “Daily Mail”, 16-vjeçari bëri seks me mësuesen e fizikës, Eleanor Wilson, dhjetë vjet më e madhe se ai. Klasa po udhëtonte drejt Suazilandit në Afrikë. Djaloshi u rrëfeu miqve të tij atë që ndodhi. Ai tha se pasi konsumuan disa shishe të vogla me verë në avion, ata përfunduan duke bërë seks të pambrojtur në banjën e avionit. Jo vetëm kaq, por djaloshi nga një shkollë në Bristol të Britanisë, u tha miqve se ata bënë shpesh seks gjatë udhëtimit në Afrikë. Një mik i djaloshit tha se ai sapo ishte ndarë nga e dashura e tij. Sipas tij, ai është një tip Kazanove, pasi kishte shkuar me 15 vajza përpara mësueses së tij. Miku i djaloshit tha për DM se marrëdhënia mes tyre vazhdoi edhe pas kthimit nga Afrika. Marrëdhënia doli në dritë, kur një tjetër nxënës tentoi t’i bëjë shantazh mësueses. Ai i tha asaj se do e bënte publike aferën e saj, nëse ajo nuk bënte seks me të. Kërcënimet u raportuan në shkollë dhe më pas nisi hetimi. Mësuesja u pushua nga puna në shkollë dhe ndaj saj ka nisur gjykimi. Vëllai i mësueses thotë, se ajo nuk ka bërë seks me ndonjë nxënës, duke theksuar se ajo është viktimë e faktit, se është shumë e pashme. “E di që është shpikur gjithçka për ta shantazhuar,” tha ai. Hetimi vazhdon.