Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Policia institucioni më i besueshëm, sulmi ndaj saj nga kazani politiko-mediatik

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar furtunë të kazanit politik dhe mediatik atë që ai e quan sulm ndaj Policisë së Shtetit, që sipas kreut të qeverisë, është sulmuar më së shumti në 4 vitet e fundit.

“Nuk është hera e parë që fortuna e kazanit të politikës dhe të mediat ngrihet mbi punonjësit e policisë. Ndihem edhe keq kur shoh që përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë që Policia e Shtetit së brendshmi ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi të papranueshme, një furi balte, akuzash, përpjekjesh të cilat synojnë jo vetëm ato që thuhen publikisht dhe që janë politike.

Nuk e kemi pasur të nevojshme ta shpikim ne, e kanë shpikur të tjerët kohë përpara nesh të vërtetën e thjeshtë, se politika me krimin është mbështetje për krimin dhe sot, krimi gjen mbështetje pikërisht tek politika me krimin. Është një nga ato momentet kulmore të politikës së krimit dhe shfrytëzimit të krimit për politikë pa marrë parasysh që ndikimin që kjo politikë ka mbi uniformat blu dhe nga njerëzit e zakonshëm”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri ka deklaruar se nuk është suprimuar dhe as befasuar, pasi sipas tij raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë në këto 4 vite krahasuar me gjithë periudhën e mëparshme është 10 në një.

“Policia është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë pa pushim. Ka ndodhur shumë gjëra, por po ju them një; deri tani pa mbaruar muaji tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro”, deklaroi Rama.

Rama theksoi se pavarësisht kësaj furie Policia e Shtetit nga institucioni më i pabesueshëm ka dalë në anketimet si institucioni më i besueshëm i shqiptarëve.

“Çfarë ka ndodhur, le të çohet një drejtues policie i katër viteve dhe të thotë një dëshmi të vetme se nuk ka mundur të ndalojë një ministër, deputet, zyrtar të lartë, apo biznesmen, që deri para katër vitesh pështynin në tokë kur i ndalonte polici rrugor”, tha Rama.

Please follow and like us: