Sonila Meço: Kush do flasë për ne, për secilin, kur heshtja të jetë bërë detyrim me ligj?
Të fyhesh e denigrohesh pse citon fakte, pse pyet e pse kërkon përgjigje nga ata që votohen për të na dhënë llogari…!!!
Klodiana Lala është gazetare, para se të vetquhet opinioniste e analiste. Është profesioniste, nga të paktat e rracës, që nëse nuk mbrohet sot, do ta lërë llojin të formohet e punojë nga zyrat e shtypit të pushtetit e politikës.
U mbyllën televizione, heshtëm.
U mbyllën programe, heshtëm.
U përzunë gazetarë nga puna, heshtëm.
Vijnë të gatshme kronikat nga zyrat e pushtetit, heshtëm.
U sulmua publikisht një gazetare gjatë ushtrimit të detyrës, heshtëm.
Dhe më së pari shoqatat e gazetarëve. Mandej vetë gazetarët. Mandej publiku.
Kush do flasë për ne, për secilin, kur heshtja të jetë bërë detyrim me ligj? Se si normë e ka fituar statusin…