Befasitë e horoskopit javor, 23-29 tetor 2017
DASHI
Do jeni te stresuar shumicën e kohës ju te dashuruarit dhe shume gjera kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni ne shume momente atij qe keni ne krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje te gabuar qe do bëni. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe do i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë. Disa mundet edhe te lëndohen nga zgjedhjet qe do bëjnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes te pakushtëzuar te familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas te martës gjendja do jete shume me e stabilizuar. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë dhe do jeni me te motivuar për te ecur përpara. Jeta familjare do jete si zakonisht.
DEMI
Klima yjore do jete e dyzuar, por stimuluese për ju te dashuruarit. Mund te ketë edhe dite me debate te vogla, por qe me optimizëm dhe dëshirë te mire do kalojnë. Beqaret do kenë sukses te padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa orësh. Zemra do ju ndihet me mire se asnjëherë me pare. Me financat gjerat do ecin mire nëse tregoheni te logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para qe keni neper duar. Gjendja shëndetësore nuk do jete e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo te barkut do largohen shpejt. Ne pune duhet te jeni shume te kujdesshëm sepse do provokoheni gjithë kohës nga disa kolege dhe mund te gaboni. Jeta familjare do jete e qete.
BINJAKET
Këtë jave do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj ju te dashuruarit. Do jeni me te ëmbël e me shprehës kështu qe gjithçka do jete me e bukur se me pare. Beqaret do ndihen aq mire ashtu si janë saqë do kenë frike te hedhin hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jete u qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti ne disa momente do lere për te dëshiruar. Mund te keni edhe shqetësime nga zemra, te cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Ne pune do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmoje te kaloni lehtësisht gjithçka. Ne familje çdo gjë do ece me se miri.
GAFORRJA
Këtë jave do keni debate te zjarrta me partnerin tuaj dhe jeta ne çift nuk do jete me aq e mire sa ju e kishit imagjinuar. Mire është qe për gjithçka te flisni hapur dhe te mos mbani pengje përbrenda. Beqaret do jene gati për te filluar lidhje me personin e pare qe do tregohet romantik. Disave do ju ecin gjerat mire, por disa mundet edhe te gabojnë. Sektori i financave do jete goxha delikat. Mundohuni te mos hidhni hapa te nxituara dhe te mblidhni ndonjë para. Shëndeti do jete i kënaqshëm ditët e para, por ne fundjave mund te keni ndonjë aksident te vogël. Ne pune do filloni disa projekte gjigande te cilat do ua ndryshoje rrjedhën e gjithçkaje. Jeta familjare ka për te qene perfektë.
LUANI
Nëse keni kritika bëjani drejtpërdrejt partnerit tuaj dhe mos e mbani ne ankth. Çdo gjë mund te zgjidhet nëse ekziston dëshira e mire dhe nëse secili pranon gabimet e veta. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara vetëm e vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Financat do jene me ulje dhe ngritje gjate gjithë kohës. Po bëtë gabime keni për te pasur probleme serioze edhe me vone. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç shenjave te lodhjes qe do ndihen ne dite te caktuara. Ne pune do ju bëhen propozime qe nuk duhet t’i humbisni për asnjë lloj arsyeje. Prej tyre jeta juaj do ndryshoje njëherë e përgjithmonë për mire. Jeta familjare do ketë disa vështirësi te vogla.
VIRGJERESHA
Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni një jave harmonike dhe pa probleme. Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te mbetur me te vetmuar. Beqaret do kenë një periudhe te paqëndrueshme. Here do iu duket sikur do afrohen me personin qe pëlqejnë e here do iu humbasin shpresat plotësisht për te filluar një lidhje. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura dhe do ja vleje te bëhen edhe investime te guximshme. Gjendja shëndetësore mund te kaloje edhe vështirësi. Mbani larg kafshët shtëpiake dhe kujdes nga ndryshimet e klimës. Ne pune ka rrezik qe ne disa momente situata t’iu ndërlikohet tej mase dhe do keni nevoje për mbështetje. Jeta familjare do ketë vështirësi.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Ka rrezik qe edhe gjate kësaj jave rutina t’iu pushtoje fort ju te dashuruarve dhe kjo do ju mërzitë pa mase. Ne disa momente do keni edhe konflikte me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret do kenë dite te ndërlikuara e te ngarkuara me pune kështu qe nuk pritet te ndonjë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ne planin financiar problemet kane për te qene te vazhdueshme nëse nuk merrni masa dhe nuk kërkoni ndihmën e specialisteve. Shëndeti ne tërësi do jete i kënaqshëm dhe nuk priten as shqetësime nga barku apo shpina. Ne pune fati do jete me ju dhe do ju hapen horizonte te reja. Jave goxha pozitive pritet qe te vije. Me familjaret do keni debate dhe nuk do bini dakord për asgjë.
AKREPI
Këtë jave, edhe pse mund te keni angazhime pafund, do gjeni hapësira te lira për te kaluar kohe me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen me shume se me pare. Beqaret nuk duhet te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli, por duhet te shfrytëzojnë çdo rast qe do iu jepet për njohje te reja. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme te njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jete ne gjendjen me te mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur. Edhe jeta familjare do jete e mire.
SHIGJETARI
Ne jetën tuaj ne çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjate gjithë javës sot. Nuk do jeni aspak te qete dhe ndonjëherë do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret do bëjnë çmenduri gjate gjithë javës vetëm e vetëm qe te bëjnë për vete një person te rregullt. Ne fakt pjesa me e madhe do ja arrije qëllimit. Sektori i financave ne shume momente do jete delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim qe do kryeni ne mënyrë qe te mos mbeteni keq me pas. Shëndeti do ketë goxha probleme e me shume nga ato qe lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin qe do konsumoni dhe pini sa me shume lëngje. Ne pune do jeni autoritare dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare do jete e hareshme.
BRICJAPI
Gjate kësaj jave do keni me shume kohe për te qëndruar me partnerin tuaj dhe do i sqaroni edhe dyshimet qe keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si me pare. Beqaret nuk duhet te tregohen te nxituar sepse personat qe mund te afrojnë pas vetes mund t’iu falin me shume hidhërim sesa gëzim. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe kjo ka për te sjelle probleme te njëpasnjëshme. Nuk do arrini te kryeni dot as shpenzimet me te domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jete e shkëlqyer. Mund te keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku te cilat nuk duhen lënë pas dore. Ne pune vështirësitë do jene te mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni. Familja do jete pike mbështetje.
UJORI
Kjo jave do jete shume e paqëndrueshme për juve qe jeni ne një lidhje. Here do mbizotërojë harmonia e here tensioni prandaj nuk do jeni plotësisht te qete. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te pamenduara mire sepse situata mund t’iu dale plotësisht jashtë kontrollit dhe do lëndohen me shume nga sa mund ta kenë imagjinuar. Me financat bëjini mire llogarite dhe mos u nxitoni te kryeni shpenzime. Hua mos merrni për asnjë lloj arsyeje sepse ato mund t’iu hapin probleme te tjera. Gjendja shëndetësore nuk do jete e përkryer kështu qe merrni ndonjë kure me vitamina për te rifituar energjinë. Ne pune do ndodheni shpesh ne vështirësi dhe nen një klime te trazuar. Familja do kaloje një jave normale.
PESHQIT
Gjate kësaj jave do keni edhe dite te trishtuara juve qe jeni ne një lidhje. Partneri ne një pjese te mire te kohës do jete i zënë me angazhime dhe nuk do ketë kohen e dëshiruar për ta kaluar me ju. Shpesh do mbeteni vetëm dhe do e vuani këtë gjë. Beqaret do ndeshen me persona qe dikur i kane pasur partnere dhe kjo do i lëndojë e do ua heqë dëshirën për te kërkuar persona te rinj. Ne planin financiar çdo gjë do ju shkoje me se miri nëse tregoheni vigjilente dhe te kujdesshëm. Ne te kundërt duhet te bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire sidomos pas te mërkurës. Kujdes! Ne pune mos u tregoni gjaknxehte sepse do e humbni tërësisht fillin dhe do gaboni. Familja pa probleme serioze.