Albspirit

Media/News/Publishing

Çako takon zyrtarin e lartë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka marrë pjesë në Konferencën e Shoqatës ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA. Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë Haki Çako zhvilloi një takim me Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, (Director International Operations Homela d Security Investigations).

Gjatë takimit, Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te ShBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve.

Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar.

Villanueva e ftoi Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Ëashington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Ëashington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike.

Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik, me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit.

Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

Please follow and like us: