Albspirit

Media/News/Publishing

Çështja Tahiri, PD bojkoton komisionet parlamentare

 

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë komisionet parlamentare gjatë kësaj jave teksa parlamenti pritet të vendosë për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri.

Burimet thanë për “ABC News” se PD nuk do të marrë pjesë gjatë kësaj jave në komisionet parlamentare.

Anëtarët e PD-së nuk do të jenë prezent as në mbledhjen që po zhvillon Komisioni i Ligjeve.

Vendimi për bojkot vjen në një kohë Parlamenti pritet të vendosë të mërkurën kundër autorizimit të Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, deputetit Saimir Tahiri.

Vota kundër e mazhorancës u deklarua publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Please follow and like us: