Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetja e PD: Çdo provë për Tahirin është zhdukur, nuk gjendet më asgjë, anëtarët e PS u bënë presion prokurorëve

E ftuar në “Fax News”, me gazetarin Bledian Koka, deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, e cila ishte dhe anëtare në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Tahirit dhe dhënien e autorizimit prokurorisë për arrestimin e tij, ka deklaruar se tashmë është shkatërruar çdo provë që implikon ish-ministrin. Në lidhje me Tahirin ajo tha se nuk ishte diçka e paditur por tani shqiptarëve po ua thonë dhe agjencitë e huaja.

Pyetje: Cfarë ndodhi në momentet e fundit në lidhje me Tahirin, u duk sikur kishte një mendim unison për ta votuar kërkesën e prokurorisë

Çupi: “Ajo cfarë ka ndodhur në fakt gjithë këto ditë nuk është se nuk ishin të panjohura për qytetarët shqiptarë, PD i ka denoncuar për 4 vjet bëmat e Tahirit, por këtë herë ishin agjenciatë e huaja që i nxorën këto fakte.

Ajo cfarë ndodh është e tmerrshme, ministri i brendshëm akuzohet për trafik droge, nuk ka ndodhur ndonjëherë”, tha ajo.

“Kishte prova për të dhënë aurorizimin dhe ishin bindëse, por ata zgjodhën ta mbrojnë Tahirin. Prokuroria u përball me një presion të jashtëzakonshëm të mazhorancës, kishte një sulm të përgjithshëm, edhe nga kryeministri, dhe sot ishte më e rëndë edhe nxjerrja e materialeve .

Sot në banesën e Tahirit nuk do gjendet asnjë gjë.

Porokuroria ishte e sabotuar në lidhje me aksionet e drogës në Vlorë, prokuroria tha se kishte bashkëpunim ndërmjet këtyre persionave të trafikut të drogës dhe policisë.  Ajo që është e rëndësishme është se provat u zhdukën.

janë marrë miliona euro nga droga dhe janë investuar në zgjedhje, sot të gjithë janë të bindur se zgjedhjet nuk ishin të drejta, e kanë ditur shqiptarët, thjeshtë tani po ua thonë edhe agjencitë e huaja.

PS ishte kundër kërkesës së prokurorisë pavarësisht se kishte vetëdije dhe nga ana e tyre se prokuroria kishte drejtë”, tha Çupi.

Deputetja demokrate tha gjithashtu se ka patur fyerje nga mbështetësit e Tahirit që e prisnin jashtë sallës. Ajo tha se ka qenë një situatë pak a shumë si e gazetares Klodiana Lala.

“Ka patur dhe fyerje të deputetëve të opozitës, të dy deputetëve të opozitës nga ata qytetarë që mbështesnin Tahirin, ishte e njëjta situatë me gazetaren Klodiana Lala, ishte e njëjta gjë. Kjo është e rëndë edhe për opinionin public që një ministër i brendshëm shoqërohet me qytetarë që krijojnë situata të tilla”, tha ajo.

E pyetur se çfarë pret të ndodhi të mërkurën në Kuvend, deputetja tha se

“ Në komision ata votuan kundër kerkesës së prokurorisë, uroj që ata të kthejnë mendje dhe t’i hapin rrugë kërkesës së prokurorisë. Ky është një shëmbullim që tregon se lufta e tyre për drejtësi të pavarur nuk është serioze”, tha ajo.

Please follow and like us: