Albspirit

Media/News/Publishing

Elbasan, familja e biznesmenit të grabitur Salla jep para për të zbuluar autorët

Zakonisht kemi parë policinë që të japë para shpërblim për të arrestuar persona në kërkim apo që ndihmojnë në zbardhjen e ndonjë ngjarje. Por ndodh edhe ndryshe, kur janë familjarët ata të cilët vënë në dispozicion para për të kapur autorët. Vajza e biznesmenit Ylli Salla, i cili u grabit mëngjesin e sotëm në Elabsan, ka vënë në dispozicion dy numra telefoni celular për të dhënë informacione rreth identitetit të autorëve. “Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J”, thuhet në njoftimin e vajzës së biznesmenit. Dy persona kanë grabitur mëngjesin e sotëm banesën e biznesmenit në fshatin Mengel, duke marrë prej andej dy makina si dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Please follow and like us: