Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Idrizllari: Boll u shtirët në luftën mbi padrejtësinë kur mëkatet tuaja nuk ka det që i pastron

 

 

 

Nëse partitë kryesore si PS, PD, LSI, PR apo ndonjë parti tjetër e klasës politike shqiptare do të ishin të përgjegjshme se nuk kanë bërë asnjë mëkat politik, nuk kanë shpërdoruar asnjëherë pushtetin e tyre, nuk kanë bërë korrupsion, aleanca të pista, kontrabandë në dëm të interesave të shtetit, sot do të kishim një Drejtësi funksionale në Shqipëri. Të gjithë të akuzuarit politikë deri më sot (me prova të dokumentuara, videosh dhe fotosh, apo dëshmitarësh) jo vetëm që do përballeshin me një Drejtësi të fortë dhe të pavarur, por nuk do vazhdonim ti shihnim as në kolltukët e tyre politikë duke manipuluar opinonin publik ashtu siç bëjnë “kllounët në cirk”.

Ju lutem të gjithë “kllounëve” të partive kryesore, boll u shtirët në luftën mbi padrejtësinë kur mëkatet tuaja nuk ka det që i pastron. Të duash Drejtësinë si politikan do të thotë të mos abuzosh kurrë mbi shtetin e popullit tënd. Ju dhe shoqërinë e keni ndarë në vegla dhe armiq (shoqëri krahësh: ky është i imi – ky është i atij – ky s’na duhet).

Please follow and like us: