Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e tmerrshme e nje kukulle seksi, inxhinieri: E kanë përdhunuar si barbarë…

Udhëtimi në Austri i Samantës, një kukull robotike seksi me vlerë mbi 3 mijë stërlina, e krijuar nga një inxhinier spanjoll nuk ka qenë dhe aq i “këndshëm”

Për shkak të një inteligjence artificiale të sofistikuar, kukulla është ekspozuar në Festivalin e Artit Elektronik në Linz, duke tërhequr kështu në mënyrë të tepruar vëmendjen e vizitorëve. Një interes ky që shumë shpejt u kthye në dhunë duke shkaktuar dëme të ndryshme tek gruaja robot. Vetëm pas dy ditësh në Festival, Samantha u rikthye në “shtëpi” për tu riparuar.

Sergi Santos, krijuesi i kukullës nuk ka ngurruar të shprehi inatin e tij : “I kanë thyer dy gishta, i kanë prekur pafund gjoksin, këmbët dhe krahët. Në fund të festivalit e gjeta shumë të pisur”

Inteligjenca artificiale bën që Samantha të ndërveprojë me përdoruesit, duke u dridhur kur ‘preket’ në zona të caktuara, një karakteristikë kjo, me të cilën vizitorët e Festivalit kanë abuzuar: “Është një poshtërsi- ka përfunduar Sergi Santos  – njerëzit nuk e kuptojnë teknologjinë, e kanë trajtuar si barbarë”.

Please follow and like us: