Moskë: Gazetarja është sulmuar me thikë në zyrën e saj
Një sulmues i paidentifikuar ka depërtuar në selinë e Radio stacionit, Ekho Moskvy, në Moskë, dhe e ka therrë me thikë zëvendës-kryeredaktoren dhe moderatoren, Tatyana Felgengauer.
Kryeredaktori i kësaj radioje, Aleksei Venediktov, ka shkruar në rrjetin Twitter se ky person sot e ka sulmuar gazetaren Felgengauer me thikë në qafë.
Sulmuesi është ndalur nga personeli i sigurisë në këtë radio stacion, ndërsa Felgengauer është dërguar në spital, por lëndimi i saj nuk është rrezik për jetën.
Policia po zhvillon hetime në vendin e ngjarjes.
Kryeredaktori Venediktov, tha se sulmuesi ka depërtuar në stacion pasi u ka hedhur sprej kimik rojtarëve të radios.
Ky sulm është dënuar nga kryesuesi i Unionit të gazetarëve të Rusisë, Vsevolod Bogdanov.
“Ne ballafaqohemi me këtë gjë rregullisht – lëndime, vrasje, një numër i anëtarëve të klubit tonë janë të zhdukur”, tha Bogdanov, dhe ka shtuar se nga aspekt i sigurisë së gazetarëve në Rusi asgjë nuk ka ndryshuar.
Raportohet se Radios stacioni, Ekho Mosky, është njëri prej pak mediave të pavarura që kanë mbetur në Rusi.