Vlorë, digjet “Audi” i famshëm para bashkisë, ja kujt i përket
Një makinë ‘Audi’ është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm para bashkisë së Vlorës. Mjeti ishte i parkuar kur është përshirë nga flakët. Zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa kanë nisur hetimet për autorët e flakëve. Një makinë “Audi” është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm para bashkisë së Vlorës. Mjeti ishte i parkuar kur është përshirë nga flakët. Policia njofton se rreth orës 04:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”15 Tetori”, është duke u djegur një mjet, tip “Audi” me targa AA 452 PH, që i përkiste Gëzim Dervishit, 44 vjeç. Mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit në mjet. Zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme, ndërsa mësohet se pak ditë më parë automjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij, por është arritur që zjarri të fiket në kohë, ndërsa prej atëherë ky automjet nuk është lëvizur, ndërsa tashmë është hera e dytë që digjet.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Më datë 23. 10. 2017 rreth orës 04:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”15 Tetori”, është duke u djegur një mjet. Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët kanë bërë shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimi ka rezultuar se mjeti ka qenë i parkuar në lagjen ” 15 Tetori ” përpara bashkisë dhe është mjet tip ”Audi A4” me targa AA 452 PH, i cili posedohet nga shtetasi G. D., 44 vjeç. Mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit në mjet.