Emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit
Artjan Qirici është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Portit të Durrësit, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Aleksandër Lipivani, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti më 16 tetor.
Këshilli Drejtues vendosi emërimin e z. Qirici pas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit” është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të APD-së, që u zhvillua dje në mesditë në Tiranë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Artjan Qirici në periudhën 2013-2017 ka punuar si Zv/Drejtor i Përgjithshëm Ekekutiv në APD, ndërsa gjatë periudhës në vazhdim do të jetë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD.
Arsimi dhe Kualifikimi
- Artjan Qirici është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i “Inxhinieri mekanike dhe elektrike”
– Gjatë periudhës 1985-1987 ka punuar si Inxhinjer mekanik në “Kombinatin Ushtarak Poliçan”.
– Gjatë periudhës 1988 – mars 1991, ka punuar si Inxhinjer Teknolog në Uzinën Mekanike të Naftës, Kuçovë.
– Nga periudha mars 1991- dhjetor 1993, ka punuar si Drejtues Teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të pasagjerëve “Hilo- Lines” si dhe të mallrave “Sea-Coral” në Pire’, Greqi.
– Në vitin 1994-1995 është diplomuar si “2- Engineer Shipping” dhe ka punuar si “Mekanik i II” në anijen Hydrofoil`s & Cargo Ship.
– Nga viti 1995-1997 është emëruar bashkë-pronar dhe menaxher në kompaninë Private “General Ship Repair”, “Pegasus”, në Greqi.
– Në periudhën mars 1997- tetor 2013, është emëruar Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici& Co LTD”.