Nobelistja gjermane ‘trondit’ serbët, mbron Kosovën në Beograd
Shkrimtarja gjermane, Herta Myller, fituese e çmimit Nobel, deklaroi se serbët i kanë bërë keq vetes dhe fqinjëve të tyre me luftrat e fundshkekullit 20. Sipas shkrimtares, edhe Kisha Ortodokse Serbe është fajtore për tmerret e ndodhura. Këto deklarata shkaktuan reagime të shumta tek publiku serb. Nobelistja ishte mysafire e Panairit të Librit. “Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysëm-parajsë, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetes. Serbët i kanë bërë keq vetes. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka faj për tmerret e ndodhura”. Kjo deklatë e nobelistes erdhi pasi në Panairin e Librit në Serbi i kujtuan kritikat e saja ndaj Serbisë dhe përkrahjen e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Klan Kosova shkruan se atëhere shkrimtarja kërkonte që Millosheviçit t’i jepej fund një herë e mirë. Pas kaq vitesh, Myller mendon njësoj. “Unë edhe sot mendoj njësoj, pasi një njeri si Millosheviçi, që zhvillon katër luftëra brenda nëntë vitesh dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza, nuk mund të ndalet me fjalë. Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm” – u shpreh shkrimtarja gjermane.